PDK: Vota jonë në KQZ kundër certifikimit të disa listave zgjedhore do të mbahet mend

PDK: Vota jonë në KQZ kundër certifikimit të disa listave zgjedhore do të mbahet mend

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci, ka deklaruar se “vota e këtij subjekti kundër certifikimit të listave me kandidatë për deputetë të dënuar – do të mbahet mend”.

Sipas tij, “do të mbahet mend”, pasi ishte në “mbrojtje  të demokracisë”, përcjell Insajderi.

Ai mendon se zyrtari përgjegjës në zyrën e certifikimit është kërcënuar e shantazhuar.

“Presioni ka qenë i madh, nga Albin Kurti, Glauk Konjufca e deri te ata dy zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje që ishin prezent në KQZ, të mbështetura nga të gjitha ata të cilët nuk i kishin listat e pastërta”, ka shkruar ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka aprovuar listat e Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate.

Gjatë tërë ditës së premte në KQZ kishte mospajtime të shumta shkak i certifikimit të listave zgjedhore.

Krejt për shkak të një vendim i nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese që nuk lejon kandidimin e atyre që kanë dënim gjyqësor në tri vitet e fundit.

Në mesin e tyre është edhe lideri opozitar Albin Kurti, i cili në vitin 2018 ishte dënuar me kusht për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës. /Insajderi.com

 

Dje gjatë tentimit të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismes Social Demokrate, për të kthyer mbrapa standardin e…

Posted by Avni Bytyçi on Saturday, 23 January 2021