Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pasi në deklaratën e këtij subjekti politik për situatën me pandeminë ishte ngritur një analogji në mes viktimave të luftë e atyre të COVID-it.
Sipas Bytycit kjo është fyerje për personat e ndjerë që humbën jetën me Coronavirusin, e mos respekt për viktimat e luftës.
Ai po ashtu shtoi se “Qeveria Kurti është aq përgjegjëse sa Qeveria Hoti për numrin e viktimave të COVID-19”.
“Mos kështu, me disa gjera nuk behet politike. Edhe ne fund, Qeveria Kurti është po aq përgjegjëse sa vet Qeveria Hoti për numrin e madh te viktimave nga ky virus”, tha Bytyci. /Insajderi.com