Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, e hënë, ka marrë vendimin për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftim, këtij vendimi i ka paraprirë një debat i gjatë në të gjitha nivelet e partisë që ka filluar pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Kryesia ka udhëzuar organet e partisë për fillimin e menjëhershëm të përgatitjeve për organizimin e Konventës zgjedhore të partisë”.
PDK është prej fillimit të nëntorit të vitit të kaluar me ushtrues detyre të kryetarit pas dhënies së dorëheqjes nga Kadri Veseli, i cili ndodhet në Hagë pasi akuzohet për krime lufte./Insajderi.com