
Murtez Zekolli është kandidat për kryetar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të PDK-së në këtë komunë, njofton Insajderi.
Zekolli mori përkrahjen e plotë edhe të strukturave të nëndegëve të partisë.
“Murtez Zekolli mori përkrahjen e plotë edhe të strukturave të nëndegëve të partisë. Besojmë fuqishëm në shtrirjen e fuqisë së tij politike dhe rekrutimin e figurave të reja në përkrahjen e kandidatit të PDK-së në komunën tonë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com