PDK zyrtarizon të hënën kandidaturën e Sami Lushtakut për kryetar të Skenderajt

PDK zyrtarizon të hënën kandidaturën e Sami Lushtakut për kryetar të Skenderajt

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, të hënën pritet të zyrtarizojë kandidaturën e Sami Lushtakut për kryetar të kësaj komune.

Kështu është ka njoftua kjo degë përmes një postimi në Facebook.

“Njoftohen anëtarët dhe simpatizantë e PDK-së se të hënën më 19 korrik 2021 në ora 19:00 në Restorantin Atlantic në Skenderaj, mbahet ceremonia e prezantimi të kandidatit për kryetar të Komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku”.

Kujtojmë se të shtunën kryetari aktual, Bekim Jashari, ka shpallur kandidaturën për edhe një mandat.

Muajve të fundit ka pasur përplasje ndërmjet Bekim Jasharit e Sami Lushtakut.

Partia Demokratike e Kosovës nuk kishte marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2017, duke mbështetur kandidaturën e Bekim Jasharit.

Por, përplasjet mes Jasharit e Lushtakut shpërthyen, e që tash do të jenë rival në zgjedhjet e 17 tetorit.

Por, Lushtaku mund të ketë një problem; disa juristë ia kanë kontestuar kandidaturën e tij.

Kjo për shkak të një dekret që Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vitin e kaluar që ndalon kandidimin në zgjedhje për personat që janë të dënuar me burg gjatë tri viteve të fundit. /Insajderi.com