LSDM-ja i ka ofruar Partisë Demokratike Shqiptare të udhëhequr nga Menduh Thaçi të jetë pjesë e koalicionit të ri qeveritar dhe PDSH parimisht është pajtuar të jetë pjesë e Qeverisë, por është dakorduar që të formohen grupe të punës të cilat do t’i udhëheqin sekretarët e dy partive që duhet të merren vesh për detajet, njofton korrespodenti i Insajderit nga Maqedonia, Urim Hasipi.
Për këtë dje në në Klubin e Deputetëve në Shkup është̈ realizuar takim mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi.
Në takim morën pjesë edhe Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski nga LSDM si dhe Azem Sadiki nga PDSH, njëherësh kryetar i komunës së Studeniçanit.
Informatën mbi takimin në profilin e tij në Facebook e ka shpërnda Sadiki i PDSH-së.
“Na u ofrua mundësia që të jemi pjesë e qeverisë së ardhshme nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ne si parti e kemi pranuar ftesin dhe janë formuar grupet e punës që do të udhëhiqen nga sekretari i partisë bashkë me sekretarin e LSDM-së, Lupço Nikollovski”, ka shkruar Sadiki në Facebook./Insajderi.com