Pesë fëmijë kanë mbetur pa përkujdesje prindërore në tre muajt e fundit të vitit që lamë pas, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, njofton Insajderi.
Sipas këtyre të dhënave, fëmijët janë braktisur në katër komuna:
Mitrovicë (një i gjinisë mashkullore), Lipjan (një i gjinisë femërore), Prizren (dy të gjinisë mashkullore) si dhe Shtime (një i gjinisë mashkullore).
Në këtë publikim po ashtu janë ofruar të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema të pensioneve të të gjitha kategorive në Kosovë, skemën e kompensimeve për personat e verbër si edhe të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë tremujorit të katërt të 2020-tës: Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 mijë e 679 familje, me gjithsej 103 mijë e 189 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale, familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, kanë përfituar dy mijë e 436 familje./Insajderi.com