Peci: Buxheti për bujqësinë do të jetë 70 milionë euro, synojmë edhe IPA-në

Peci: Buxheti për bujqësinë do të jetë 70 milionë euro, synojmë edhe IPA-në

“Kemi rritur buxhetin për vitin 2022 do të jetë 70 milionë euro deri në fund të mandatit presim që përmes fondeve të arritim buxhetin deri në 100 milion euro”.

Kështu u ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Peci shtoi se me aprovimin e ligjit për bujqësi, buxheti për këtë ministri për vitin 2022 do të jetë 70 milionë euro.

Ai gjithashtu tha se ky ligj është i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit dhe avancimin e kritereve të standardeve për Bashkimin Evropian.

“Ligji për bujqësi është tejet i rëndësishëm për të arritë synimet dhe qëllimet që i ka kjo qeveri që ka të bëjë me zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe avancimin e kritereve të standarteve që kanë për synim parafrimet e standartit për Bashkimit Evropian qoftë në aspektin të hartimit të politikave dhe në aspektin e legjislacionit”, tha Peci para gazetarëve.

Fermerë

Më tutje, ministri i bujqësisë nënvizoi se kanë për synim që deri në fund të vitit, ta kenë strategjinë e cila i bashkangjittet agjendës së BE-së, për aprovimin e dokumente strategjike për vitet 2021-2027.

“Ligji për bujqësi i cili adreson mes tjerash edhe kriteret dhe standartet që synojmë t’i plotësojmë deri në fund të mandatit e që janë standartet IPA janë mekanizmi i vendeve që synojnë anëtarësimin në BE dhe se realizimi i tyre dhe aprovimi i politikave në fushën e bujqësisë do t’i mundësojnë Kosovës të kenë çasje fillimisht akreditim në IPA dhe çasje në aplikimin e fondeve të IPA-s por edhe në procesin e negociimit të kapitullit 11. 12 dhe 13″.

Me këtë ligj të aprovuar do të kemi mundësi më të madhe të rritjes së përkrahjes së sektorit të bujqësisë dhe fermerëve”, përfundoi ministri Peci.

Ndër tjerash, ministri Peci u pyet edhe për emrin e ri të ministrit të Shëndetësisë pasi kjo ministri aktualisht funksionon me ushtrues detyre.

“Se cili do të jetë emri i ri i ministrit të Shëndetësisë, do ta vendos kryeministri pashmangshëm. Ne si partner do të marrim pjesë në konsulta, por tani nuk mund të jap një emër. S’mund të flasë më shumë është çështje e kryeministrit”, tha duke mos dashur të zgjatet shumë për këtë temë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, më 1 tetor kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas vendimit të kandidojë për kryetar të Komunës së Prishtinës.Që nga ajo kohë, Kurti ende nuk e ka emëruar ndonjë ministër të ri, ndërsa si ushtrues detyre e ministrit e ka lënë Dafina Gexhën. /Insajderi.com