“Peder”, “mos fol pa rend se nuk je në kanagjegj” – ofendimet e vëllezërve Haradinaj

“Peder”, “mos fol pa rend se nuk je në kanagjegj” – ofendimet e vëllezërve Haradinaj

Me fjalë të rënda fyese, zyrtarët e shtetit janë përballur nga vëllezërit, Ramush e Daut Haradinaj, kur këta dy të fundit kanë pretenduar se kanë të drejtë në mendimin e tyre.

Ish-kryetari i komisionit për Shënjimin e Kufirit Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, Murat Meha, ishte ofenduar rënd nga kryeministri i sotëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili me të marrë postin e kryeministrit ndër punët e parë që kishte bërë, kishte qenë shkarkimin e Mehës, shkruan Insajderi.

Rrugën e njëjtë e ka ndjekur edhe vëllai i kryeministrit. Daut Haradinaj është shfaqur i nervozuar me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Idriz Blakajn. Në diskutim për prezencën e Blakajt, Haradinaj është treguar i ashpër me të.

“…po edhe mos me pas ardhur, penalisht mundesh mu ndjek t’i mos ta ndien”, kishte thënë fillimisht  Haradinaj.

VIDEON MUND TA GJENI DUKE KLIKUAR: KËTU

Më pas i nervozuar me fjalët e Blakajt i cili po përpiqej të sqaronte se ka ardhur me dëshirë në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Haradinaj me nervozizëm dhe me një dorë të ngritur lartë i është drejtuar Blakajt “mos komento kur komentoj unë”.

Një sjellje edhe më të rënd dhe ofenduese kishte pasur, kryeministri i sotëm, Ramush Haradinaj, me Murat Mehën. Ai në një rast ia kishte hedhur një hartë për fytyre, ndërsa një muaj më pas e kishte ofenduar duke e quajtur pederr.

Në rolin e anëtarit të komisionit për Punë të Jashtme, Ramush Haradinaj në korrik të vitit 2015, ishte larguar nga kjo mbledhje pasi ia kishte përplasur Mehës një hartë për fytyre.

“Nuk e di a po ju paguan Mali i Zi a dreqi. Veç një pyetje e kam qet vi të kufirit a e keni propozuar ju apo ja u kanë pru. A keni dërguar ju ndonjë variant të juaj, a e dini ku është kufiri, nuk ka me shkuar kështu. Patriotizmi politik, moral e njerëzor shihet qetu, qyre qa jeni tu bë e po vjen po na shet përralla qe një orë, nuk po të vjen marre, katastrofë je. Krejt njerëzit të kanë kallëzuar që je gabim, po nuk po e dini kush po ju paguan”, kishte deklaruar Haradinaj, ku më pastaj i nervozuar kishte bërë veprimin e ulët.

Për të njëjtin rast një muaj më pas Haradinaj e kishte ofenduar Mehën duke e quajtur pederr.

“Kjo marrëveshje në Bruksel për kufirin nuk qëndron, Hashim Thaçi ka gabuar që e ka nënshkruar, Isa Mustafa është gabim, ju jeni gabim dhe ju jeni ka bëni shkelje këtu. Mani se jeni tu e dërguar vendin diku ku nuk e di a keni me guxuar më me jetuar në këtë vend”.

“Murat pederri me e pru edhe njëherë këtu, më falni po s’ka kështu. Nuk është ky vend bash qashtu qysh po kujtoni ju, kujt t’i qohet i pari me u tall me ne”, kishte deklaruar Haradinaj.

Marrëveshja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit e Zi është ratifikuar gjatë qeverisjes së Haradinajt, ku marrëveshje bazë ka qenë raporti i komisionit të udhëhequr nga Murat Meha. Në marrëveshjen e ratifikuar është përfshirë edhe raporti i komisionit shtetëror të emëruar nga Haradinaj, i cili udhëhiqej nga Shpejtim Bulliqi.

Marrëveshja e ratifikuar nga kuvendi si dhe e dekretuar më pas nga presidenti Hashim Thaçi, përfshinte korrigjimin eventual të gabimeve që mund të jenë bërë./Insajderi.com

​Haradinaj-Blakajt: Mos fol se s’je në kanagjeq por para deputetëve