Pëfitime milionëshe nga IPA për Kosovën

Pëfitime milionëshe nga IPA për Kosovën

Për një muaj, ministritë do të mund të paraqesin projektet për tu financuar më pas nga Bashkimi Evropian.

Por, për të fituar paratë, duhen plotësuar disa kritere. Ato i paraqiti para zyrtarëve qeveritar Luigi Brusa, shef i zyrës së bashkëpunimit në zyrën e BE-së.

E ministrja e integrimeve evropiane, Dhurata Hoxha, në cilësinë e koordinatores kombëtare të IPA-s, u bëri thirrje kolegëve të saj nga dikasteret tjera qeveritare për bashkëpunim rreth paraqitjes së ideve.