
Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, Komuna e Pejës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi një pjesë e konsiderueshme e qytetit është kapluar nga vërshimet.
Lagjet Dardania dhe Haxhi Zeka janë më të prekurat, derisa sa për të pasur situatën nën kontroll janë mobilizuar edhe Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit.
Kjo nuk është hera e parë që pjesë të qytetit të Pejës vërshohen pas reshjeve të shiut./Insajderi.com