Pejani e kërcënon mjekun në vendin e punës

Pejani e kërcënon mjekun në vendin e punës

Një i dyshuar është arrestuar pasi kishte kërcënuar një mjek-specialist në vendin e punës.

Veç mesazheve kërcënuese, ai edhe e kishte ofenduar mjekun.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka shkuar në vendin e punës së viktimës mashkull K/Shqiptar-mjek specialist, e kishte ofenduar dhe pastaj i kishte dërguar edhe një mesazh kërcënues. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Insjaderi.com