Pejani kapet me 14 pistoleta

Pejani kapet me 14 pistoleta

Mbrëmë në rr. E UÇK-së në Pejë, policia ka zbuluar një rast të posedimit të paautorizuar të armëve.

“Gjatë kontrollit, në veturën të cilën e ngiste i dyshuari mashkull shqiptar, janë gjetur dhe konfiskuar 14 pistoleta për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari ka deklaruar se është pronar i një kompanie dhe ka prezantuar një dokument që nuk ka qenë në emër të tij dhe nuk ka pasur leje për transportim të armëve.

Me urdhër të prokurorit me 31.10.2017 është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.