Pejë: 12 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Pejë: 12 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 55 pacientë me COVID-19 dhe 12 prej tyre janë në gjendje të rëndë, njofton Insajderi.

Saç njoftojnë nga Spitali i Pejës 30 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 12 të tjera në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje stabile dhe pesë të tjerë tashmë janë shëruar.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 5 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit . Aktualisht po trajtohen 55 pacientë me Covid-19. 30 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, njofton Spitali i Pejës.

Kurse nga personeli i spitalit po trajtohen pesë mjekë, 13 infermierë dhe dy punëtorë nga personeli jo mjekësorë./Insajderi.com