Pejë: 13 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Pejë: 13 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku po trajtohen 50 pacientë me COVID-19, 13 prej tyre janë në gjendje të rëndë, njofton Insajderi.

Spitali në Pejë ka njoftuar përmes Facebook se “tre pacientë janë në respirator, 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”.

Spitali njofton edhe se gjatë 24 orëve të fundit  192 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe 15 nga këta pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./Insajderi.com