Disa fotografi të papublikuara më parë, shpërfaqin qytetin perëndimor të vendit të shkatërruar menjëherë pas luftës së vitit 1999.
Bëhet fjalë për korrikut e atij viti, kur Peja, përkatësisht qendra e Pejës shihet komplet e shkatërruar.
Por ajo çfarë bie në sy janë njerëzit të cilët edhe pse në një qytet të shkatërruar megjithatë pa u bërë një muaj prej përfundimit të luftës, kanë filluar të bëjnë tregti.
Sipas fotografie të postuar në faqen “Albanian Vintage…”, pejanët shihen teksa bëjnë tregti nën gërmadhat në qendër të Pejës.
Normalisht ajo çfarë ata shesin janë gjëra të vogla, kryesisht pemë dhe perime ndërsa tezgat janë të krijuara prej mbetjeve të gërmadhave.
Në Pejë, e shtuna është Dita e Pazarit të Madh ndërsa e mërkura Dita e Pazarit të Vogël.