Pejë: 22-vjeçari arrestohet për vrasje në tentativë

Pejë: 22-vjeçari arrestohet për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar një person në Pejë, i cili po kërkohej me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Vrasje në tentativë”, njofton Insajderi.

I arrestuari është L.L., 22 vjeçar.

“I dyshuari ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej një (1) viti për shkak të veprës penale ‘Vrasje në tentativë’. I dyshuari është dërguar në Qendren e Paraburgimit  në Prishtinë nё vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com