
Në Pejë raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes pesë personave.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rrahje.
Fillimisht kishte filluar një fjalosje në mes e tyre e më pas ka pasur sulm ndaj njëri tjetrit, njofton Insajderi.
Të gjithë kanë marrë lëndime trupore me çfarë edhe kanë marrë trajtim mjekësor në spital.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, tё gjithё personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në ndalim Policor prej 48- orësh. /Insajderi.com/