Pejë: Arrestohet 34 vjeçari që po kërkohej për vjedhje

Pejë: Arrestohet 34 vjeçari që po kërkohej për vjedhje

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘Vjedhje grabitqare’, njofton Insajderi.

Ai është arrestuar të martën rreth orës 11:00 në rrugёn ‘Mbreteresha Teutё’ në Pejë.

I arrestuari është V.K., i lindur në vitin 1987.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i njëjti pas arrestimit, ёshtё dёrguar nё ndalim policor për t’u intervistuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë./Insajderi.com