Pejë: Arrestohet i dyshuari për ‘organizim kriminal’ gjatë zgjedhjeve parlamentare

Pejë: Arrestohet i dyshuari për ‘organizim kriminal’ gjatë zgjedhjeve parlamentare

Policia e Kosovës njofton se të enjten ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Sipas njoftimit, këtë vepër i dyshuari e kishte kryer gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021.

“Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit, kanë gjetur dhe sekuestruar: dy telefona, një pistoletë të shenjëtarisë me leje me dy karikatorë me 18 fishekë dhe një brisk  ngjyrë ushtarake”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje./Insajderi.com