Gjykata Themelore në Pejë, ka dënuar me katër muaj burg të akuzuarin me inicialet K.B. për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve”, njofton Insajderi.
I dyshuari në mes të pronës së tij dhe pronës së I.B. në vitin 2014, kishte mbështjellë në një qese najloni dhe kishte fshehur në një gyp të mbuluar me dhe, tri armë – predha dhe dy mbushje.
Pas identifikimit të këtyre armëve nga ana e dëshmitarëve B.B dhe A.P., të njëjtit kishin lajmëruar policinë, ndërkohë që ishte bërë lokalizimi i vendit të ngjarjes ku pastaj njësiti përkatës për deminim ka bërë deminimin e armëve. /Insajderi.com