32 vite më parë kishte kryer një krim, por dënimin e mori sot.
11 vite burg është dënuar H.Z nga Gjykata Themelore e Pejës, për shkak se më 20 tetor 1989 kishte vrarë. Z.U, që atëherë ishte 25 vjeçar.
Sipas Gjykatës krimi ishte kryer në atë mënyrë që për shkak të një rrahje që kishte ndodhur me datë 02 qershor 1989, në mes të pandehurit me vëllain e tani të ndjerit, me ta vërejtur tani të ndjerin Z.U.
“Pastaj i afrohen nga prapa, fillimisht tani i dënuari S, e kap për qafe me dorën e majtë, kurse me dorën e djathtë fillon ta godas me thikë në pjesën e përparme të regjionit të gjoksit, e kur i ndjeri në mbrojtje e sipër, së bashku me tani të dënuarin S , kanë rënë në kanalin e ujit , i akuzuari H, zbret në kanal e përderisa i dënuari S, po e mbante për duarsh tani të ndjerin Z, i akuzuari e godet disa herë me thikë, në shpinë e në pjesë të tjera të trupit, me ç’rast tani i ndjeri, nga tani i dënuari S dhe i akuzuari, ka marrë gjithsej 16 goditje me thikë, shumicën prej tyre në organet vitale, e si pasoj e këtyre goditjeve, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Tutje, në këtë njoftim thuhet se i pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguaj shumën prej 200 euro, në emër të paushallit gjyqësorë shumen prej 50 euro, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit, shumën prej 50 euro, e të gjitha këto në afat 15 ditësh
Pas shpalljes së aktgjykimit, të pandehurit i vazhdohet paraburgimi gjer në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar. /Insajderi.com