Një grua ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në Pejë, njofton Insajderi.
Kështu bëhet e ditur në raportin e Policisë, ku thuhet se burri i të ndjerës ka raportuar që viktima ka vdekur tri ditë pasi i është nënshtruar një operacioni kirurgjik.
Me t’iu përkeqësuar gjendja, ajo ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore dhe prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Pejë 18.01.2021 – 11:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare tre ditë më parë i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjik dhe se sot ju është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore dhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com