Pejë: Shtatë pacientë me koronavirus, në gjendje të rëndë shëndetësore

Pejë: Shtatë pacientë me koronavirus, në gjendje të rëndë shëndetësore

Shtatë pacientë me virusin Corona të cilët janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu është bërë e ditur nga vetë Spitali i Përgjithshëm në Pejë, të cilët kanë publikuar raportin e ri të pacientëve me Covid-19.

Përveç tyre, edhe 20 persona të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa po trajtohen gjithsej 70 pacientë, 10 prej të cilëve janë duke pritur rezultatet e testimit.

“70 pacientë me COVID-19 aktualisht janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 60 pacientë të konfirmuar, dhe 10 në pritje të rezultateve. Nga 20 pacientë që shtrojnë janë në terapi me oksigjen, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që nga stafi i spitalit pesë mjekë, katër infermierë dhe një biokarburantë janë të infektuar me COVID-19, ndërsa katër të tjerë po presin rezultatet. /Insajderi.com/

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 60 të konfirmuar,…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Friday, July 17, 2020