Pejë: Zhduket një vajzë

Pejë: Zhduket një vajzë

Në qytetin e Pejës policia është vënë në kërkim të një vajze e cila ka dy ditë që është zhdukur.

Zhdukjen e vajzës e ka lajmëruar babai i saj në stacionin policor atje.

Policia ende nuk e ka asnjë lokacion të dyshuar se ku mund të ndodhet vajza.

Rasti është nën hetime dhe policia po mundohet të bie në gjurmët e vajzës./Insajderi.com