Pendarovski: Regjistrimi është operacion statistikor

Pendarovski: Regjistrimi është operacion statistikor

“Na duhet operacion statistikor pa përzierje politike, për realizimin e regjistrimit”.

Kështu deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili në tha se në Ballkan, për fat të keq në vend të statistikor, operacioni është politik, njofton Insajderi.

Në këto hapësira regjistrimi siç shtoi më tej, lidhet për operacion politik sepse ende të drejtat e njeriut, në terminologjinë ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, shihen para së gjithash përmes prizmit kombëtar, për çka na duhet një operacion statistikor pa ndërhyrje politike.

“E kuptoj, beteja për pushtet është legjitime, legjitime është beteja për politika më të mira, legjitime është politika e opozitës për ta kritikuar qeverinë, edhe pse nuk mendoj se kabineti këtu është vetëm njëqind për qind në njërën anë të opozitës, por do të doja t’i shihja propozime konstruktive të opozitës lidhur me regjistrimin që do të pranohen. Pse jo” tha presidenti I vendit fqinj Stevo Pendarovski.

Duke ju referuar paralajmërimeve të VMRO-së për bojkot të regjistrimit, Pendarovski theksoi se nuk ekziston terminologji politike e cila e përdor termin bojkot të regjistrimit, rezultatet mund të mos njihen, por nuk ekziston shprehje për të thirrur qytetarët të bojkotojnë regjistrimin. /Insajderi.com