Pendarovski: Shkupi nuk duhet të lobojë për pavarësinë e Kosovës

Pendarovski: Shkupi nuk duhet të lobojë për pavarësinë e Kosovës

“Maqedonia e Veriut nuk do të lobojë për pavarësinë e Kosovës, e cila është imponuar nga disa politikanë shqiptarë nga ekzekutivi”.

Kështu thotë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për gazetën serbe ‘Politika’, derisa shprehi mirënjohjen ndaj Serbisë për ndihmën në kohë në parandalimin e pasojave të pandemisë, veçanërisht në procesin e vaksinimit.

“Ne e njohëm Kosovën si një shtet të pavarur në 2008, kur shumica e partnerëve tanë strategjikë e bënë këtë, dhe që nga ajo kohë ne jemi angazhuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Kosovën, sepse në atë mënyrë ne jemi duke përmbushur interesat tona kombëtare”, shtoi më tej Pendarovski.

Ai vlerësoi se Maqedonia e Veriut gjithashtu kontribuon në forcimin e bashkëpunimit rajonal, i cili është përparësia më e lartë e politikës së jashtme të Serbisë miqësore.

Presidenti maqedonas kujtoi se Maqedonia e Veriut bëri kompromise të vështira në mënyrë që të bëhet një anëtare e plotë e NATO-s dhe një anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian.

“Anëtarësimi në BE është vendimtar për zhvillimin e përgjithshëm të të gjitha vendeve në rajon dhe ne nuk kemi asnjë alternativë reale për integrimin evropian”, përfundoi Pendarovski. /Insajderi.com