Penguan policët të kryejnë detyrën në lokal, arrestohen 5 persona në rrugën “B”

Penguan policët të kryejnë detyrën në lokal, arrestohen 5 persona në rrugën “B”

Pesë persona janë arrestuar të premtën në rrugën “B” të Prishtinës, meqë kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës së tyre, njofton Insajderi.

Kështu u bë e ditur në raportin e përditshëm të policisë, ku tutje thuhet se dy prej të dyshuarve ishin përgjegjës të një lokali, të cilët nuk kanë respektuar masat anti-COVID dhe kanë lejuar të qëndronin brenda në lokal shumë qytetarë.

Edhe pas tërheqjes së vërejtjes për ta zbrazur lokalin, të dyshuarit kanë kundërshtuar dhe kërcënuar zyrtarët policor si dhe Inspektorët sanitar.

Me vendim të prokurorit  të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë dhe janë dërguar në mbajtje.

“Rr. ”B” Prishtinë 25.12.2020 – 19:30. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar dy prej tyre përgjegjës të një lokali të cilët nuk kanë respektuar masat anti covid dhe kishin lejuar të qëndronin brenda në lokal shumë qytetarë. Edhe pas tërheqjes së vërejtjes për ta zbrazur lokalin, të dyshuarit kanë kundërshtuar dhe kërcënuar zyrtarët policor si dhe Inspektorët sanitar.  Me vendim të prokurorit  të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com