Gjatë dy shekujve të fundit, italianët erdhën në Shqipëri në shumë misione të ndryshme. Në prill 1939, diktatorit italian Benito Mussolini dërgoi forca ushtarake për të okupuar vendin.
Në fillim të viteve 1990, shumë njerëz erdhën për të eksploruar vendin e tyre fqinj që ishte i izoluar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, për më shumë se 4 dekada.
Nga vitet 2000, shumë italian erdhën për të studiuar dhe për të bërë biznes.
Tani disa prej italianëve janë duke ardhur në Shqipëri për një qëllim të ri, për të kaluar pensionin e tyre në një vend që është i ngjashëm me motin dhe madje me tradita, por në një version shumë më të lirë të jetesës, raporton gazeta Balkan Insight .
Carmine Iampietro edhe pse ai ka jetuar me bashkëshorten e tij shqiptare për 16 vite, ai kurrë nuk planifikoi të kalojë pensionin e tij në qytetin e Durrësit, rreth 270 kilometra larg qytetit Italian, Barit.
Familja Iampietro kishin kërkuar një kohë të gjatë një mundësi ku mund të kishin një jetë të mirë më një pension rreth 1,000 euro në muaj, pas taksës 23 për qind që shteti italian zbret nga pensionet.
Ai u shpreh se me pensionin e tij, në Shqipëri mund të bësh një jetë shumë të mirë.
Në Durrës, Iampetro ka takuar edhe bashkë atdhetarë tjerë pensionistë, njerëz si ai që vendosën të largoheshin nga Italia për të shijuar një jetë më të rehatshme në Shqipëri.