Pensionisti kosovar mbetet pa patentëshofer, voziti 158 km në orë në Zvicër

Pensionisti kosovar mbetet pa patentëshofer, voziti 158 km në orë në Zvicër

Një pensionist 70-vjeçar me shtetësi kosovare është kapur të mërkurën pasdite nga radari policor për kontroll të shpejtësisë, shkruan Luzerner Zeitung.

Pensionisti është kapur në orën 16:18 në Altbürerstrasse në St. Urban të Kantonit të Luzernit kur ishte duke zhvilluar me makinën e vet një shpejtësi prej 158 kilometrash në orë, transmeton albinfo.ch. Këtë shpejtësi ai e ka zhvilluar në një rrugë ku lejoheshin vetëm 80 kilometra në orë.

Kosovari është arrestuar pak më vonë në vendbanimin e tij, por është lejuar të shkonte në shtëpi, pasi është marrë në pyetje. Megjithatë, atij i është marrë menjëherë patentshoferi.

Zyra e prokurorit publik në Sursee tashmë ka filluar një procedurë hetimi për pensionistin. Ai duhet të arsyetojë veten për tejkalimin “brutal” të shpejtësisë së lejuar.