Pentagoni: Irani lëshoi raketa në dy baza amerikane në Irak  

Pentagoni: Irani lëshoi raketa në dy baza amerikane në Irak  

Pentagoni ka konfirmuar lajmin se Irani ka sulmuar me raketa forcat amerikan në Irak.

“Ishte e qartë se këto raketa u hodhën nga Irani dhe synuan të paktën dy baza ushtarake irakene që strehojnë ushtarakë dhe personel të koalicionit amerikan në Al-Asad dhe Irbil”, tha Jonathan Hoffman, ndihmës i Sekretari Mbrojtjes, shkruan CNN, transmeton Isajderi.

“Ne jemi duke punuar për të vlerësuar dëmtimet fillestare”.

Bazat, tha ai, kanë qenë në gatishmëri “për shkak të indikacioneve që regjimi iranian planifikonte t’i sulmonte forcat dhe interesat tona në rajon”.

“Ndërsa vlerësojmë situatën, ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personelin amerikan, partnerët dhe aleatët e rajonit”, thuhet në deklaratën e Pentagonit./Insajderi.com