Për 24 orë 48 aksidente, 1 me fatalitet

Për 24 orë 48 aksidente, 1 me fatalitet

Vetëm gjatë ditës së djeshme në territorin e Kosovës kanë ndodhur 49 aksidente.

Sipas Policisë së Kosovës, njëri nga aksidentet ishte me fatalitet, 16 ishin me persona të lënduar, kurse në 32 aksidente tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1 mijë e 552 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe 30 persona, 17 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje kurse katër në vuajtje të dënimit./Insajderi.com