Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në tre muajt e parë të këtij viti janë kryer pesë lindje me trinjakë dhe një katërnjakë, njofton Insajderi.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bën të ditur se gjithsej lindje gjatë kësaj periudhe janë realizuar një mijë e 929.
Prej tyre, 699 janë kryer me operacion, thuhet në raportin e punës për këtë periudhë kohore.
“Gjinisë mashkullore i takojnë një mijë e 69 foshnje, kurse 904 foshnje tjera janë femra. Në numrin e përgjithshëm janë regjistruar, gjithashtu, 31 lindje me binjakë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së./Insajderi.com