Për 7 Mars, Konjufca viziton mësuesin e tij të parë

Për 7 Mars, Konjufca viziton mësuesin e tij të parë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka vizituar mësuesin e tij të parë në Ditën e Mësuesit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Konjufca ka thënë se së bashku me shokun e tij të bankës shkolle, kanë befasuar me një vizitë mësuesin e parë, Hamdi Salhin në fshatin Kojskë të Lipjanit.

“Së bashku me mikun dhe shokun tim të bankës shkollore, Besnik Reçica, sot pasdite e befasuam me një vizitë mësuesin tonë të parë, Hamdi Salihun, në fshatin Kojskë të Lipjanit. Mësuesi Hamdi ka lindur në vitin 1936. Për herë të parë e mori ditarin në dorë më 1 shtator të vitit 1953. Punoi pa u lodhur e plot pasion për arsimin për 46 vite me radhë deri kur u pensionua më 1999. Edhe baba im ka qenë nxënës i mësuesit Hamdi më 1 shtator të vitit 1958”, ka shkruar ai./Insajderi.com