Një aksion protestues i organizuar nga Organizata Jo-Qeveritare “Global Shapers Prishtina”, është mbajtur para Ministrisë së Arsimit në Ditën e Mësuesit, më 7 Mars, njofton Insajderi.
Në këtë aksion aktivistët e kësaj organizate në mënyrë simbolike kanë vlerësuar me notë 1 të gjithë ministrat e arsimit për gjendjen e arsimit, ndërsa u kanë dhënë notat 5 sa i përket nepotizmit.
“Rezultatet e Testit Pisa që radhitin Kosovën si ndër vendet e fundit si dhe organizatat tjera. Shkollat tona kanë mungesë të infrastrukturës, stafit, ku ka mungesë edhe të psikologëve. Po ashtu s’ka reforma. Pandemia ka dëshmuar vështirësitë në sistemin arsimor”, ka thënë një nga aktvisitët e kësaj organizate.
Përfaqësues të kësaj organizate kërkuan që Qeveria e re ta ketë prioritet arsimin. /Insajderi.com