“Për Astritin do të duhej të përkujdesej shteti” – Shpend Ahmeti shkruan pas raportit zviceran

“Për Astritin do të duhej të përkujdesej shteti” – Shpend Ahmeti shkruan pas raportit zviceran

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas publikimit të ekspertizës zvicerane për rastin e Astrit Deharit, fajtor e ka lënë vetë shtetin

Ahmeti në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka thënë se dikush ka pasur një interes se e vërteta që të mos dalë në shesh, duke mos cekur se a është vrarë apo vetë vrarë ish anëtari i VV-së.

“Tani, po vërtetohet që dikush ka pas interes që e vërteta të mos zbulohet e tëra. E vërteta nuk mund të fshehet pafundësisht. Hetimin e plotë, të pavarur, dhe me ekspertë të pavarur ja kemi borxh jo vetëm Astritit, gruas e vajzes së tij e familjes Dehari, por ja kemi borxh secilit qytetar të Republikes së Kosovës”,

Ai ka shtuar se që Dehari është mbajtur në burg pa dëshmi dhe ka vdekur në rrethana të paqarta.

Ahmeti gjithashtu ka kujtuar Deharin si aktivist të Vetëvendosjes dhe punë e tij për sektorin e shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Sic e kemi thënë publikisht në çdo mundësi pas vdekjes së Astritit, pa marr parasysh rrethanave, Astriti ka hyrë në burg…

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Sonntag, 27. Oktober 2019