![Për Bajram në Shtëpinë e Pleqve](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/06/shtepia-e-pleqve-1-696x440.jpg)
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, me rastin e festës së Bajramit të Madh vizitoi Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.
Në fjalën e tij përshëndetëse zëvendësministri Makolli, tha se t’i respektosh dhe t’i ndihmosh njerëzit e “moshës së tretë”, është e barasvlershme me respektimin dhe nderimin e Perëndisë.
“Që nesër dikush të përkujdeset për neve, duhet ne sot të përkujdesemi për këta banues të kësaj shtëpie. Është kënaqësi kur njeriu e përjeton jetën, sepse jo të gjithë e përjetojnë moshën e tretë”, tha ai.
Makolli shtoi se edhe pse ky institucion ndihmohet dhe është nën menaxhimin e MPMS-së dhe ka linjën buxhetore, përsëri ka nevojë të ndihmohet, “prandaj përkujdesja për këtë kategori është edhe respekt për Zotin”.
Në Shtëpinë e Pleqve, së bashku me zëvendësministrin Makolli, sot ishin edhe përfaqësues të kompanisë IPKO, të cilët me rastin e festës sollën ëmbëlsira për rezidentët dhe shfaqën një program modest me këngë qytetare, përgatitur nga bendi i kompanisë.