Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata 30 paraburgim për katër të arrestuarit nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të mërkurën.
Insajderi ka siguruar kërkesën e Prokurorisë Themelore për paraburgim në të cilën po ashtu jepen detaje të aksionit dhe veprat për të cilat dyshohen të arrestuarit.
Arrestimi i Mario Milloshevic, Gjorgje Paviqevic shtetas të Malit të Zi, Strahinja Dankovic shtetas serb dhe Laureta Zyba shtetase shqiptare, është bërë pasi të dyshuarit kanë qenë të kërkuar nga INTERPOL.
Gjatë kontrolli policia në automjetin e të dyshuarit Mario Milloshevic ka gjetur një pistoletë CZ99, kurse në banesën që ishte duke e shfrytëzuar ai janë gjetur të dyshuarit tjerë Gjorgje Paviqevic dhe Laureta Zyba dhe 101 fishek një pistolet, substancë e dyshuar narkotikë e llojit marihuanë me peshë 25.3 gram si dhe letër për mbështjellje të narkotikëve, shkruan Insajderi.
Kurse gjatë bastisjes në vendbanimin e Strahinja Dankoviç janë gjetur substanca narkotike me peshë 2.1 kilogram.
Më këto veprime katër personat e dyshuar kanë kryer dy vepra penale, shkruan Insajderi.
“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në vendim.
Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtare të INTERPOLIT, i dyshuari Mario Milloshevic ka kryer veprën penale vrasje e rëndë, mbajtje e paautorizuar e armëve dhe materieve plasëse.
Kërkesën e saj për paraburgimin e të dyshuarve, prokuroria e ka arsyetuar me faktin se nëse lejohen të mbrohen në liri të dyshuarit mund të asgjësojnë provat e veprave penale.
“E po ashtu duke e ditur se të njëjtit gjenden në arrati për cka janë në kërkim ndërkombëtare, tregojnë se të pandehurit do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë dhë në bashkëpjesmarrësit tjerë të cilët për të cilët janë duke u bërë hetime”, thuhet në kërkesën e prokurorisë.
Në Gjykatën Themelore është duke u mbajtur seanca për caktimin e masës së paraburgimit./Insajderi.com