Për çka ishte dënuar me 8 vjet burgim Shaban Syla, i ftuari i radhës nga Specialja?

Për çka ishte dënuar me 8 vjet burgim Shaban Syla, i ftuari i radhës nga Specialja?

Derisa dje u ftua nga Gjykata Speciale komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, sot iu ftua edhe një i afërm i tij, shkruan Gazeta Insajderi.

OVL e UÇK-së e konfirmoi ftesën e Speciales për Shaban Sylën i cili është njëherësh edhe i dënuar në rastin e njohur si “Bllaca 2”.

Rasti “Bllaca”, u iniciua pas deklaratave në publik të Nazim Bllacës, i cili në daljen e tij të parë publike në vitin 2009, kishte thënë se bëhet fjalë për vrasje, plagosje, marrje parash rrahje brutale, e shumë gjëra të tjera.  Në dy raste Gjykata i ka besuar deklarimeve të tij dhe janë nxjerrë dy aktgjykime të plotfuqishme. Ndër njerëzit e arrestuar nga deklaratat e Nazim Bllacës, ishte edhe Shaban Syla.

Syla në dhjetor të viti 2012 ishte gjetur fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë ndaj Adem Salihut, nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë ndërsa më pas edhe nga Gjykata e Apelit e cila kishte vërtetuar këtë vendim. Ndërsa ai dhe shokët e tij, ishin gjetur fajtor edhe për vrasjen e Ibush Kllokoqit, ku Syla u dwnua me 8 vite burgim.

Por, përveç kësaj emri i Shaban Sylës, është edhe në listën e plotë 51 të dyshuarve për krim të organizuar, i njohur ndryshe edhe si “Grupi i Azem Sylës”.

Këtë listë e ka siguruar Gazeta Insajderi, në vitin 2016-të dhe përfshihen të gjithë personat e akuzuar në rastin “Bllaca”, përveç Sadik Abazit.

Përtej kësaj, Insajderi  tri vite më parë ka zbuluar se pronat e KBI “Kosova Export” janë shpronësuar nga njerëzit e Nazim Bllacës.

Insajderi ka mësuar se si dhjetëra hektarë tokë në Llapllasellë pas vdekjes së Lubica Simiq ishin përvetësuar nga të dyshuarit. Shaban Syla ishte shfaqur si person autorizuar i Kruna Blagojevicit, trashëgimtarë ligjor i pronës së Simiq. kishte qenë Shaban Syla. Bartja e pronës tek personi i autorizuar Shaban Syla ishte bërë me vendim të Nuhi Ukës./ Insajderi.com