Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari, thotë se nëse mbetet në pozitë shefi i AKI-së, Driton Gashi, edhe pasi kryeministri Ramush Haradinaj, atëherë kapitullon shteti ligjor" />

Për dëbimin e turqve duhet përgjegjësi penale, jo vetëm institucionale

Për dëbimin e turqve duhet përgjegjësi penale, jo vetëm institucionale

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari, thotë se nëse mbetet në pozitë shefi i AKI-së, Driton Gashi, edhe pasi kryeministri Ramush Haradinaj, atëherë kapitullon shteti ligjor, Kryeministri dhe AKR-ja, ta cilët po i shkarkohet ministri i Brendshëm.

Sipas Kusarit, shefi i AKI-së duhet të largohet vetë nga kjo pozita para se ta shkarkojnë, ndërsa thotë se përgjegjësit e deportimit të gjashtë gylenistëve i pret përgjegjësia penale, jo vetëm institucionale

Ky është shkrimi i plotë i Kusarit:

Në rast se ndodh dorëheqja nga Ministri Sefaj dhe mbetja në detyrë e shefit të AKI-së, Driton Gashit, atëherë vuloset me të dyja këmbët dhe duart kapitullimi i:

  1. Rendit dhe shtetit ligjor të Kosovës
  2. Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së tij
  3. AKR-së si partner qeverisës me çmim të lartë të hyrjes në Qeveri dhe devalvim të shpejtë të saj në të

Kosova, po e ndryshon rendin Kushtetues në sakrificën e gjashtë shtetasve turq, të cilët u bënë kurban të demokracisë tonë, por të cilët pa dëshirën e tyre, futen në levizje në Kosovë mekanizmin për ndryshimet e shumë pritura nga të gjithë.

Me qetësi dhe maturi duhet të ecim drejt cakut për kthimin e Republikës funskionale parlamentare. Pazareve dhe kompromiseve e shtrenjta në kurriz të Kosovës dhe qytetarëve të saj iu erdh fundi.

Shefi i AKI-së të largohet vetë me pak dinjitet (nëse i ka mbetur sadopak) se sa të nxjerret jashtë nga aty i turpëruar së shpejti.

Ata që ishin pjesë e deportimit të shtetasve turq do t’i pret përgjegjësia penale, jo vetëm institucionale.