Për dialogun, me Kurtin e Vuçiqin ndaras

Për dialogun, me Kurtin e Vuçiqin ndaras

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se në Forumin Strategjik të Bledit që ka nisur nga sot në Slloveni, ka zhvilluar dy takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton Insajderi.com.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak i ka cilësuar këto takime të veçanta, të rëndësishme e thelbësore.

Kështu e quajti ai për shkak të diskutimeve sa i përket hapave të ardhshëm në javët e ardhshme që pritet të ndërmerren në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Në margjinat e #BSF2021 , unë zhvillova dy takime të veçanta të rëndësishme dhe thelbësore me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar hapat e ardhshëm në javët e ardhshme në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka shkruar ai.

Takimi i radhës midis palëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për të diskutuar mbi normalizimin e marrëdhënieve pritet të mbahet më 7 dhe 8 shtator. /Insajderi.com