Shkruan : Skënder Musa
Për me vendos drejtë duhet me ditë edhe me pas guxim. Këto dy elemente nuk i kanë këta që po merren me drejtësi.
Pasiguria juridike në Kosovë paraqet rrezik potencial për qytetarët e vendit tonë sepse mjafton me të ndalu policia 48 orë, i ka të sigurta, pastaj nëse bëhet kërkesa për caktim të paraburgimit 30 dite i ka të garantuara paraburgim edhe nëse kërkesa është 1 faqe e gjysmë pa as njw provë se duhet me nejt në burg deri sa shteti të këqyrë nashta gjen diçka kundër qytetarit.
Ne jemi vonë, s’jemi kërka hiq, ne skemi drejtesi, ne jemi nw hall të madh, sepse pa drejtësi s’ka ekonomi, s’ka arsim, s’ka punësim, s’ka shëndetësi, s’ka punësim s’ka asgjë.
Kosova është vonë, shumë vonë se sistemi i drejtësisë ka dështu, s’ka hetime nga organi i akuzës, hetimet i kryen veç policia ( shyqyr qe këta janë profesional dhe ne nivel ne te shumtën e rasteve), prokuroret veç i autorizojnë hetuesit, e vet venin e ngjarjes nuk e shohim me sy, as ne film kriminalistik nuk ndodh kjo.
Partitë politike po na rrejnë, nuk e kane pernime, as vetingun as reformat se kjo ju konvenon, sa ma e lodhte drejtësia ata duert e lira me rjepë këtë popull qe pas 2600 viteve e ka pa këtë pak liri me sy.
Autori është avokat në Prishtinë.