Për dy ditë Coronavirusi mbyt burrë e grua në Rahovec

Për dy ditë Coronavirusi mbyt burrë e grua në Rahovec

Një 70-vjeçar nga fshati Pataqan i Epërm i Rahovecit, ka vdekur sot si pasojë e infektimit me Coronavirus.

Mirëpo, vetëm dy ditë më parë ka vdekur edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte infektuar nga ky virus.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, i cili njoftoi se gruaja tashmë e ndjerë kishte qenë 68-vjeçare.

“Gruaja ka vdekur para dy dite më parë më 21 korrik, ka qenë 68 vjeçare ndërsa sot ka ndërruar jetë bashkëshorti i saj 70 vjeçar, të dy kanë qenë të konfirmuar me COVID-19”, deklaroi Latifi. /Insajderi.com