Për dy ditë u vaksinuan 453 puntorë shëndetësor në Maqedoninë e Veriut

Për dy ditë u vaksinuan 453 puntorë shëndetësor në Maqedoninë e Veriut

Në dy ditët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar gjithsej 453 punonjës shëndetësorë të cilët punojnë në qendrat COVID, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj, përcjell Insajderi.

Siç theksohet në kumtesën e sotme të Ministrisë, imunizimit të punonjësve mjekësorë po zhvillohet pa pengesë dhe me kapacitet në spitalin modular në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ku janë vendosur gjashtë pozicione vaksinale në Shkup, ndërsa bëhet fjalë në dy turne nga ora 8 deri në orën 20, nga e hëna deri të shtunën.

Në vijim është imunizimi me vaksinën nga prodhuesi “Fajzer”, ndërsa nga fundi i muajit në vendin tonë pritet të mbërrijë edhe vaksina e prodhuesit kinez “Sinofarm”, prej ku në negociata të drejtpërdrejta janë blerë 200.000 vaksina kundër COVID-19.

Shteti fqinj përmes mekanizmit KOVAKS ka siguruar 833.000 doza të vaksinave. Dërgesa e parë që do të arrijë në vendin tonë do të jetë me vaksinën “AstraZeneka”, nga e cila sasitë e para është planifikuar të mbërrijnë në mars. /Insajderi.com