
Pas pesë muajsh, të gjitha gazetat ditore nga Serbia janë shfaqur sërish në kioskat dhe marketet në veri të Kosovës.
Siç raporton agjencia e lajmeve Tanjug, nga e hëna, shtypi do të shpërndahet edhe në vendbanimet e tjera ku banojnë serbët në jug të Kosovës, transmeton Insajderi.
Gazetat serbe kishin munguar në veri të vendit pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qind për të gjitha mallrat që vinin nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. /Insajderi.com