Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji fetare të enjten në kishën e papërfunduar në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës, njofton Insajderi.
Kjo është hera e parë që mbahet liturgji në këtë kishë pas luftës.
Për festën që mbahet në ditën e 40 pas krishtlindjeve ortodokste që njihet si “Dita e Ngritjes së Krishtit”, Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji së bashku me besimtarë dhe peshkopë të tjerë, shkruan KosovoOnline.
“Për herë të parë që nga viti 1998, një liturgji është mbajtur në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në qendër të Prishtinës. Liturgjia e shenjtë është shërbyer nga Peshkopi Teodosije me priftërinj dhe besimtarë në kishën e pambaruar, për nder të ditës së ngritjes”, thuhet në deklaratën e Dioçezës./Insajderi.com
Први пут после 1998. године у храму Христа Спаса у центру Приштине служена је литургија.
Свету архијерејску литургију служио је Епископ Теодосије са свештенством и верницима у недовршеном храму, поводом празника Вазнесења Господњег. pic.twitter.com/7gXteKl4Wo
— Рашкопризренска (@EparhijaKIM) June 10, 2021