
Për herë të parë, pesë studentë nga Kosova do të ndjekin studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, njofton Insajderi.com.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se studentët do të ndjekin studimet në nivelin bachelor, në programin e Shkencave Ushtarake.

Studentët nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Shqipërisë
“Në kuadër të realizimit të bashkëpunimit të mbrojtjes me Republikën e Shqipërisë, për herë të parë, pesë studentë nga Kosova do të ndjekin studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Studentët tanë, së bashku me kolegët e tyre, vëllezër e motra studentë nga Republika e Shqipërisë, do të ndjekin studimet në nivelin e studimeve bachelor, në programin e Shkencave Ushtarake”, shkroi ai.
Tutje, Mehaj tha se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk është interes vetëm id y vendeve, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë./Insajderi.com