Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se në katër muajt e parë të këtij viti ka dërguar mbi një mijë e 500 lëndë të boxhlinjve te përmbaruesi privat, përcjell Insajderi.
Sipas njoftimit, procedimi i konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore vlen vetëm për ata që kanë mbi 100 euro borxhe.
Nga ujësjellësi u kanë bërë thirrje konsumatorëve që të përmbushin obligimin e tyre financiar ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.
“Për 4 muaj (janar-prill 2021) janë dërguar mbi 1500 lëndë të borxhlinjve te Përmbaruesit Privat (kryesisht sektorin e bizneseve), me ç’rast zyra ligjore është duke përgatitur vazhdimisht edhe lëndë të tjera për procedurë përmbarimore. Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë për ju dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit tuaj duke paguar taksën shtesë”, thuhet në njoftimin për media./Insajderi.com