Për marrjen e patentëshoferit do të maten aftësisë psiko-fizike

Për marrjen e patentëshoferit do të maten aftësisë psiko-fizike

Qeveria e Kosovës po mban sot mbledhjen e radhës të thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndër të tjerash në këtë mbledhje është aprovuar propozim-vendimi për ndryshimin e vendosjes së standardeve minimale të aftësisë psiko-fizike për shofer të automjeteve.

Propozimi nga Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është aprovuar pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim, shkruan Indeksonline.

Sipas Ministrit Lekaj me këtë udhëzim ngritet cilësia e shërbimeve dhe normat e sigurisë, kapacitetet profesionale, bëhet harmonizimi me aktet juridike të BE-së, si dhe forcohen normat e regjimit të ngasjes dhe përfundimisht mbrohen të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugorë.

Propozimi është bërë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Punëve të Brendshme.