Për një javë tri kufoma – kjo është historia e trishtë e familjes Rama

Për vetëm një javë tre anëtarë të familjes Alushani, nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit, u ndanë nga jeta.

Më dy dhjetor ndërruan jetë Miradie e Luan Alushani, nënë e bir, të dy nga sulmi në zemër.

I pari ndërroi jetë Luani, e nga lajmi për humbjen e të birit vdiq edhe nëna e tij Miradia.

Por vetëm një javë pas, më 9 janar, kësaj familje iu shua edhe një person tjetër. Ramë Alushani ndërroi jetë sot. Ai do të varroset nesër në varrezat e fshatit.

Lajmi për vdekjen e tij është dhënë nga kryesia e fshatit të cilët në njoftim kanë shkruar:

“Lajm mortor! Sot më 09.01.2020 u nda nga jeta vëllai i madh i heroit të kombit Imer Alushani, Ramë Muharrem Alushani. Ju kujtojmë se sot 1 javë, më 2 janar u varrosën Miradija dhe Luani. d.m.th 3 vdekje për 7 ditë. Allahu ua lehtësoftë dhimbjen të gjallëve e shpirti i tyre në gjenet. Për varrim ju njoftojmë më vonë, nga kryesia e fshatit”.